BE, gati për mekanizmin e stabilitetit
17/12/2010 02:20
Liderët e Bashkimit Europian ranë dakort për ngritjen e një mekanizmi të përhershëm me fondet e duhura për të ndihmuar cdo vend anëtar të monedhës euro në kohë të vështirë.
Mekanizmi i stabiliteti të eurozonës do të kërkojë edhe një ndryshim të Traktatit të Lisbonës, megjithëse diplomatët shprehen për gjithçka është rënë dakort.
Presidenti i BE-së, Herman van Romuj u shpreh se të gjithë liderët shtetërore të eurozonës janë gati të ndërmarrin të gjitha masat për të mbrojtur monedhën e përbashkët.
Mekanizmi i përhershëm krijohet pas vështirësive financiare të shfaqura në disa vende të eurozonës, ku Irlanda dhe Greqia kërkuan ndihmë finanicare nga Unioni.
Top Channel