Assange: SHBA e kanë humbur fytyrën
17/12/2010 15:00
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka deklaruar se Shtetet e
Bashkuara po zhvillojnë një hetim “agresiv” dhe “ilegal” ndaj tij dhe
faqes së tij.
Assange, i cili u lirua dje me kusht nga gjykata e Londrës, është në pritje të procesit për ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për dhunë seksuale.
“Shumë persona kanë humbur fytyrën, ndërsa shumë të tjerë duan të bëjnë karrierë duke ndjekur një cështje të madhe”, ka deklaruar Assange.
Ai ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve suedeze dhe ka shprehur dyshimin se në SHBA ndaj tij po ngrihet një padi për spiunazh.
Aktualisht 39-vjecari me origjinë australiane jeton në shtëpinë e mbështetësit Vaughan Smith, në afërsi të Bangait, në Sufolk.
Top Channel