Mbi kokën e Julian Assange rëndon një shpatë. Jo ajo e autoriteteve të
Suedisë, që dëshirojnë ta marrin në pyetje për akuzat për dhunë
seksuale, por e Shteteve të Bashkuara.
Drejtësia federale amerikane po përpiqet të provojë bashkëpunimin e themeluesit të Wikileaks me Bradley Manning, analisti i shërbimeve sekrete ushtarake që dyshohet se është edhe “spiuni”.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Manning aktualisht ndodhet në burg dhe gjëndja e tij shëndetësore po përkeqësohet.
Ndërsa Assange braktisi dje qelinë, por nuk bëri asnjë deklaratë që kishte lidhje me Wikileaks, që vazhdon së publikuari material të kabllogramëve të diplomacisë amerikane.
Assange falenderoi të gjithë ata që vunë garanci pasurore për lirimin e tij dhe në vecanti ekipin mbrojtës për apelin e suksesshëm.
Top Channel