Assange: Akuzat ndaj meje, qesharake

17/12/2010 03:55

Pak orë nga fitimi i lirisë me kusht, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange i quajti akuzat e ngritura kundër tij nga Suedia si të pabaza dhe që synojnë të ndalin punën e Wikileaks.

Me të mbërritur në Sufolk, ku do të presë edhe seancën gjyqësore të radhës, Assange premtoi se tashmë që është i lirë puna e Wikileaks do të ecë me ritme më të përshpejtuara.

“Tashmë që u riktheva në drejtimin e anijes tonë (Wikileaks) gjërat do të ecin më shpejt”, tha Assange, duke iu referuar publikimit të dosjeve sekrete.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta