Abu Omar, SHBA presion Italisë

17/12/2010 17:20

Qeveria amerikane është përpjekur të ndikojë në hetimin në Itali mbi agjentët e CIA-s të përfshirë në marrjen peng të Abu Omar.

Lajmin e ka bërë të ditur e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” mbi bazën e disa dokumenteve të dërguara në Washington nga ambasada amerikane në Romë dhe të publikuara nga Wikileaks.

Nga dokumentet rezulton se “amerikanët kanë lëvizur fillimisht nëpërmjet kanaleve diplomatike, më pas kanë pasur bisedime të nivelit të lartë me Silvio Berlusconi”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta