Wikileaks: BP, incident edhe në Azerbajxhan
16/12/2010 11:30
Dhjetë muaj përpara aksidentit që shkaktoi rrjedhjen e naftës në Gjirin e
Meksikës, ka pasur një tjetër shpërthim në një tjetër platformë të BP,
në Azerbajxhan.
Lajmi e ka bërë të ditur Wikileaks, e cila ka publikuar një komunikim të ambasadës amerikane në Baku.
Incidenti i rëndë është sinjalizuar në një kabllogram të 26 shtatorit të firmosur nga ambasadori, Anne Derse.
Top Channel