
Në shumë xhami në vend do të vendoseshin bomba, ndërsa forcat ajrore do të bombardonin Greqinë, në një përpjekje për të krijuar përshtjellim në vend dhe për të rrëzuar qeverinë.
Kolegë të ushtarakëve kanë dalë në mbrojtje të tyre duke përgënjeshtruar akuzat, por prokurorët deklaruan se kanë në dorë dokumente të klasifikuara që provojnë qartësisht pjesëmarrjen e të akuzuarve.
Plani u thurr në vitin 2003, kur vendi drejtohej prej partisë së orientuar ndaj vlerave islamike, Drejtësi dhe Zhvillim. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që procese të tilla të ngjashme zhvillohen në Turqi.
Më shumë se 400 persona vazhdojnë të përballen me akuza të njëjta në një proces që vazhdon që pre dy vitesh.
Disa media na vend i kanë sulmuar këto gjyqe, duke i quajtur një farsë që i shërben njerëzve të caktuar për të bërë karrierë dhe eliminuar rivalët.
Top Channel