SHBA, Kongresi shfuqizon ligjin anti-gay në ushtri

16/12/2010 02:05

Dhoma e Përfaqësusëve në Kongresin amerikan shfuqizoi ligjin e famshëm anti-homoseksualëve në ushtri, “mos pyet, mos trego”.

Bëhet fjalë për një ndryshim mjaft të përfolur e të kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë e cila ka kërkuar me ngulm qendrimin në fuqi të parimit “mos pyet, mos trego”, pari ky që nga vitit 1993 u ndalon homoseksualëve të shpallin hapur orientimin e tyre seksual në ushtri.

Më herët edhe një gjykatë federale në SHBA e shfuqizoi parimin në fjalë, por me ndërhyrjen e një gjykate më të lartë ky parim u rikthye në funksional. Tashmë, pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesëve i mbetet Senatit të shprehet për fjalën përfundimtare.

Top Channel