Seuli, manovër ushtarake në ishullin e goditur

16/12/2010 10:20

Koreja e Jugut ka bërë të ditur se do të kryejë stërvitje artilerie në ishullin e Yeonpyeong, i bombarduar nga veriu më 23 nëntorin e shkuar me një bilancë prej katër viktimash.

Lajmin e ka bërë të ditur komanda koreanojugore e forcave të armatosura, sipas të cilave manovrat do të kryhen këtë javë ose në fillim të tjetrës.

Sipas burimeve të komandës koreanojugore, ushtrimet ishin në program prej kohësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB