Rikthehet gripi i shpendëve

16/12/2010 11:25

Gripi i shpendëve, i njohur ndryshe si H5N1, rikthehet përsëri me disa
raste të rënda, në pesë vende të ndryshme. Lajmi i mirë është se virusi
nuk ka evoluar dhe vazhdon të mos jetë i transmetueshëm nga njeriu tek
njeriu

Kina ka konfirmuar dy vdekje nga gripi gjatë këtij viti. Një 59-vjeçare ndodhet e shtruar aktualisht në spital, ndërsa disa të vdekur numërohen në Kamboxhia, Vietnam, Indonezi dhe Egjipt.

Rastet e reja kanë vënë në alarm Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila është duke krijuar vaksina revervë për të patur nën kontroll situatën. Në vendet e prekura rekomandohet mbajtja e maskave në ambientet publike.

Gripi i shpendëve shkaktoi një alarm global, pasi u përhap në formë epidemike në Kinë gjatë vitit 2003, duke shkaktuar disa qindra të vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se fatkeqësisht, ekzistojnë kushtet që virusi të shndërrohet në një epidemi të re gjatë këtij dimri. Në të sëmurët me H5N1 vihet re një përkeqësim i menjëhershëm, që shkakton vdekjen brenda pak ditësh.

Top Channel