Nepal, aksident ajror, asnjë i mbijetuar

16/12/2010 08:30

Janë gjetur mbetjet e nje avioni të vogël që kishte në bord 22 persona, i zhdukur nga radarët dje pas ngritjes nga një aeroport në lindje të Nepalit.

Avioni ishte ngritur nga aeroporti i vogël i Lamidanda dhe ishte drejtuar për në kryeqytetin nepalez të Kathmandu.

Policia nepaleze ka konfirmuar që kanë vdekur të 19 pasagjerët (mes së cilëve edhe një shtetas amerikan) dhe tre anëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

Top Channel