
Kryeqyteti i Rusisë, Moska, u shndërrua në një fushëbetejë gjatë natës, ndërsa tensionet etnike degjeneruan në një sherr me përmasa të paprecedente. 1300 persona u arrestuan prej policisë.
Beteja u zhvillua në pjesë të ndryshme të qytetit, midis eksponentëve nacionalistë rusë dhe të ardhurve nga pjesë të tjera të vendit.
Në sherret e zhvilluara në disa vende të kryeqytetit, si pranë stacioneve të metrove Park Kultury, Semyonovskaya, Prazhskaya, Novokuznetskaya dhe stacionin e trenit Kievsky, grupe prej më shumë se 1 mijw personash u ndeshën mes tyre, duke krijuar pamjen e një beteje të vërtetë mesjetare.
Tensionet etnike në Moskë janë në rritje të vazhdueshme pas vrasjes së Yegor Sviridov, një tifoz i Spartakut të Moskës, në 6 dhjetor. Ai mbeti viktimë e një përplasje me migrues nga zona e Kaukazit.
Pas arrestimeve të forcave të rendit, një betejë e re ka shpërthyer në faqet e internetit, ndërsa grupimet e ndryshme pretendojnë t’u njihet fitorja në përplasjen e mbrëmshme. Thirrjet e mediave, se Rusia është një komb i vetëm dhe Kaukazi pjesë e saj duket se vazhdojnë të bien në veshë të shurdhëta.
Top Channel