
Një kamion ka dalë nga rruga në një mbikalim në Trani të Italisë, e ka
përfunduar mbi kopshtin e një blloku banimi poshtë superstradës, pas një
fluturimi prej gati 10 metrash.
Kamioni transportonte makarona, dhe si neper filma, thote ‘Corriere della Sera’, kalimtaret vershuan te merrnin pakot e shperndara ne rruge. Disa madje nxituan te mbushnin plot bagazhet e makinave. Shoferi i mjetit, 32-vjecar, eshte demtuar ne kembe gjate perpjekjeve per te dale nga kamioni i mbetur pezull. Fatmiresisht, nuk pati asnje te lenduar ne mesin e banoreve.
Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit, ndersa hipoteza me e mundshme eshte ajo e rreshqitshmerise se rruges se mbuluar nga akulli, plus edhe fakti qe mjeti ishte me shpejtesi mbi normalen.
Top Channel