
Gjykata e Milanos do të nisë sot gjykimin ndaj 174 mafiozëve të
“Ndraghetta”-s, grupit kalabrez të krimit të organizuar. Maksiprocesi
synon t’i japë një goditje të fortë mafias, ndërsa edhe dy bosë gjenden
gjithashtu midis të pandehurve.
Mbi Xhusepe Pino Neri dhe Paskuale Zappia, lidera të kalabrezëve në Lombardi, rëndojnë akuza që mund t’i mbyllin përjetësisht pas hekurave. Të dy pritet të provohen si organizatorë të zgjerimit të mafias në veriun e Italisë apo vende të tjera në Europë.
Akuza rëndojnë edhe mbi përgjegjësin e shëndetësisë së zonës së Pavias, Carlo Chiriaco, që në bashkëpunim me krimin e organizuar dyshohet se ka përvetësuar fonde shtetërore.
Drejtues të tjerë të fuqishëm të mafias, që operonin në Milano, Brianzo, Komasko dhe Pavia janë gjithashtu midis 174 personave që do të gjykohen. Sipas prokurores Ilda Boccasini, ky gjyq do të evidentojë më mirë se çdo proçes përpara tij infiltrimin e mafias në zonat e konsideruara nga shteti si të paprekura prej saj.
Top Channel