
Ish-ministri anglez i Mbrojtjes Bob Ainsuorth deklaroi sot se e sheh
legalizimin e drogës, si të vetmen mënyrë për të luftuar trafikun në
vendin e tij.
Deputeti i Partisë Laburiste argumetoi se në ditën e sotme në Britani, kushdo që dëshiron të konsumojë substanca narkotike është në gjendje t’i gjejë lehtësisht ato.
“Ligjet aktuale ndihmojnë vetëm trafikantët që të pasurohen, pasi çmimi i drogës është mjaft i lartë. Nëse shteti do të legalizojë përdorimin e saj, ashtu siç ka bërë Holanda, trafiku i narkotikëve nuk do të ketë më arsye për të ekzistuar”, deklaroi Ainsuorth.
I menjëhershëm reagimi i laburistëve, për të theksuar se deputeti nuk ndan vijën e partisë së tij në këtë arsyetim. “Këto deklarime janë tërësisht të papërgjegjshme. Ai duket se nuk e di se çfarë është duke folur”, tha zëdhënësi i subjektit politik
Top Channel