INTERPOL: Rrezik atentatesh

16/12/2010 18:45

INTERPOL ka dhënë alarmin për atentate të mundshme nga ana e Al Kaedës në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

E pyetur nga agjencia e lajmeve “France Presse”, agjencia policore me qendër në Lion ka deklaruar se ka marrë informacione serioze nga zyra e saj në Bagdad.

“Kemi marrë informacione për kërcënime të mundshme atentatesh nga Al Kaeda, në SHBA dhe në vendet e BE”, ka deklaruar INTERPOL.

Lajmërimi në fjalë vjen pas një raporti të publikuar sot nga Departamenti amerikan i Shtetit, në të cilin thuhej se Al Kaeda është sot më e dobët se kurrë.

Top Channel