Honda merr mbrapsht 1,35 mln makina

16/12/2010 13:40

Honda do të rigrumbullojë për riparime, 1,35 milion makina “Fit Hybrid”
nga e gjithë bota, pasi probleme janë evidentuar me timonin.

Asnjë aksident nuk është zbuluar ende të jetë shkaktuar si pasojë e këtij problemi, por pas testimeve, rezultoi se makinat mund të merrnin kthesa më të forta se ato që shoferi i kërkonte të ndërmerrte.

Automjetet e llojit “Fit” që do të riparohen janë ato të prodhuar në fabrikën e Honda-s në Suzuka, ndrërmjet nëntorit të 2001-t dhe tetorit 2007. Rreth 735 mijë mjete nga totali janë shitur në Japoni, 385 mijë në Europë (ku quhen Jazz dhe jo Fit) dhe 143 mijë në SHBA.

Vetëm riparimet në Japoni do t’i kushtojnë kompanisë 43 milion dollarë, një shumë që pritet të mos ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në fitimet e Honda-s.

Top Channel