Holandë, turistët larg kafeneve të drogës

16/12/2010 17:20

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që autoritetet holandeze mund t’u ndalojnë të huajve që të hynë në kafenetë ku shitet kanabisi.

Gjykata ka deklaruar se qyteti i Mastrihtit ishte brenda të drejtave të tij kur miratoi në vitin 2005 një ligj që u ndalonte turistëve hyrjen në kafanetë e marijuanës.

Ligji në fjalë synonte të frenonte të ashtuquajturit “turistët e drogës”, të cilët udhëtonin nga Gjermania dhe Belgjika për të blerë marijuanë.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se qeveria holandeze dëshiron ta shtrijë këtë kufizim në të gjithë vendin.

Janë rreth 700 kafene në Holandë, ku kultivimi dhe shitja e drogave të lehta përmes tyre nuk konsiderohet krim, por nuk është as legale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA