
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange është lënë i lirë nga qelitë e Gjykatës së Lartë në Londer, ku sot fitoi lirinë me kursht pas një apeli të fituar me përfaqësuesen e shtetit suedez.
Duke folur për gazetarët menjëherë pas daljes nga gjykata fillimisht ai deklaroi se, “ishte kënaqësi që përsëri kishte mundësi të thithte ajrin e pastër dhe të frohtë të Londrës”.
Assange ka falenderuar të gjithë ata që vunë garanci pasurore për lirimin e tij dhe në vecanti ekipin mbrojtës për apelin e suksesshëm.
“Kisha besim tek drejtësia britanike, e cila tregoi se drejtësia nuk ka vdekur”, ka vijuar Assange. “Gjatë qëndrimit në qeli reflektova për mijëra të burgosur të tjerë që duan vëmendjen tonë”, ka theksuar ai.
Gazetari-haker nuk ka bërë asnjë deklaratë që kishte lidhje me Wikileaks, që vazhdon së publikuari material të kabllogramëve të diplomacisë amerikane.
Top Channel