Al-Qaeda, më e dobët se kurrë

16/12/2010 12:45

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit zbuloi sot se organizata
terroriste Al-Qaeda është më e dobët se kurrë në Pakistan dhe
Afganistan.

Në raport veçoheshin lavdërimet e Presidentit Amerikan, Barak Obama, për progresin e madh që kanë bërë forcat e rendit në Afganistan, duke çuar në reduktimin e ndjeshëm të numrit të talebanëve brenda vendit. Raporti i cilësonte antarët e Al-Qaeda si “të dobët dhe të cënueshëm”.

NATO synon që të transferojë përgjegjësinë e plotë në çështjet e brendshme të Afganistanit tek autoritetet lokale, deri në fundin e vitit 2014.

Dokumenti prej pesë faqes, publikuar nga Shtëpia e Bardhë, komentonte edhe situatën aktuale në Pakistan. “Drejtuesit e Al-Qaeda në Pakistan ndihen të dobët dhe nën presionin më të madh ndonjëherë që kur u strehuan në këtë vend pas largimit nga Afganistani në vitin 2001”.

Megjithatë, në fundin e tij, raporti pranonte se të dy vendet duhet të bëjnë ende hapa të rëndësishëm përpara, në mënyrë që të garantojnë një siguri të plotë në vend.

Top Channel