
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar në favor të lehtësimit të shumicës së sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Irakut gjatë regjimit të Sadam Hussein.
Votimi në favor shihet si një vlerësim i progresit politik të arritur në Irak, që nga rënia e diktatorit.
Një rezolutë e posacme i jep fund sanksioneve që ishin vendosur për të ndalur Irakun që të ndërtonte armë bërthamore, kimike dhe biologjike.
Frika se Sadam Hussein po prodhonte armë të shkatërrimit në masë ishte dhe arsyeja kryesore e pushtimit amerikan në vitin 2003.
Sanksionet u vendosën fillimisht në vitin 1991, pasi Iraku pushtoi Kuvaitin, ndërkohë që disa prej tyre, që kishin të bënin me tregtinë, investimet dhe armët konvencionale u hoqën që në 2003-shin.
Top Channel