Kenia, ngrihen akuzat për dhunën zgjedhore

15/12/2010 17:25

Prokurorët në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës kanë publikuar emrat e gjashtë personaliteteve në Kenia, të cilët akuzohen se fshihen pas dhunës që shpërtheu pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2007.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Uhuru Kenyatta, një nga personat e përmendur, ka reguar duke vetëdeklaruar pafajësinë e tij.

Rreth 1200 persona mbetën të vrarë dhe rreth 500 mijë të tjerë u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së ashpër.

Në marrëveshjen e paqes që pasoi u ra dakord që autorët e krimit të përballeshin me drejtësinë në Kenia, ose në gjykatën e Hagës.

Kryeministri kenian deri më sot kishte bllokuar të gjitha lëvizjet për ngritjen e një gjykate lokale, që do të trajtonte cështjen në fjalë.

Ndërsa presidenti Mwai Kibaki njoftoi se qeveria do të nisë një hetim të sajin, lëvizje që kritikët e kanë cilësuar si një përpjekje për të parandaluar dërgimin e të dyshuarve në Hagë.

Zyrtarët e tjerë të cituar janë: Francis Kirimi Muthaura, sekretar i kabinetit qeveritar; Mohammed Hussein Ali, ish-shef policie; Henry Kosgey, ministër i Industrisë; William Ruto, ish-ministër i Arsimit dhe Joshua Arap Sang, drejtor i radios publike. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA