Iran, shpërthim kamikaz në kufi më Pakistanin

15/12/2010 10:00

Një bombë shpërtheu në mëngjes në një xhami shite në qytetin Çahbahar,
pranë kufirit me Pakistanin. Me dhjetëra persona kanë vdekur dhe edhe më
shumë pritet të jenë të plagosurit.

Sulmi kishte si objektiv të godiste një grup besimtarësh të quajtur ‘ashura’, në një ditë që shënon përvjetorin e shekullit të shtatë që prej vdekjes së stërnipit të Profetit Muhamed.
Ministri i Brendshëm, Ali Abdullai konfirmoi sulmin, por nuk dha detaje.
Kjo zonë e Iranit është bastion i një grupi suni, i quajtur Jundallah (Ushtarët e Zotit), i cili në të shkuarën ka patur përplasje të ndryshme me shiitët. Sunitët janë një pakicë etnike në Iran.
Në korrik, dy shpërthime në të njëjtën provincë, vranë 27 persona. Organizata e Jandullah konsiderohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një organizatë terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA