Grabitet kazinoja në Las Vegas

15/12/2010 10:45

Një kazino në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është
grabitur nga një person i armatosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të
mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, keqbërësi u arratis me një motorcikletë dhe i shpëtoi ndjekjes. Personi i paindentifikuar hyri në kazino me një kaskë motori në kokë dhe grabiti nën kërcënimin e armëve fisha me vlerë 950 mijë dollarë.

Kazinotë janë të dalluara për sigurinë e tyre të lartë. Megjithatë kjo është grabitja e dytë në dy javë, ndërsa sipas policisë, autori mund të jetë i njëjti.

“Fishat nuk janë para. Grabitësi do ta ketë shumë të vështirë që t’i japë atyre vlerë në tregun e zi”, deklaroi policia e Las Vegasit. Kjo është grabitja e dhjetë e një kazinoje brenda këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA