Bullgari, qeveria kundër diplomatëve 007

15/12/2010 21:45

Kryeministri bullgar Boiko Borisov ka kërkuar që të shkarkohen nga detyra diplomatët që rezultojnë se kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete gjatë regjimit komunist.

Borisov ka deklaruar se ai do të kërkojë që 45 diplomatë, shumica e të cilëve janë ambasadorë, të zëvendësohen.

Një komision i posacëm deklaroi ditën e martë se gjysma e të dërguarve bullgarë në vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë të përfshirë në shërbimet e sigurimit.

Sipas raportimeve të fundit të mediave lokale, presidenti bullgar Georgi Purvanov e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit.

Komisioni i posacëm për Dosjet Sekrete deklaroi se ambasadorët në Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Suedi, Greqi dhe Portugali kanë qenë agjentë të shërbimit mizor sekret, Darzhavna Sigurnost.

Top Channel