Australi, vdesin 27 klandestinë

15/12/2010 10:35

Një varkë me klandestinë u mbyt mëngjesin e sotëm në brigjet pranë
ishullit të Kristmas në Australi, duke shkaktuar vdekjen e 27 personave, ndersa 42 persona arriten te mbijetonin.

Ngjarja e rende ndodhi ne ishullin e Kristmas, 2 600 kilometra larg ishullit kryesor të Australisë. Viktimat kanë shtetësi irakiane dhe iranianë.

Tragjedia u zhvillua nën sytë e banorëve të ishullit, kryesisht klandestinë, pasi Kristmas përdoret si një qendër për grumbullimin e tyre.

Një dëshmitar tregoi se deti i trazuar shtyu varkën në gurët nënujorë pranë bregut, ku shumë njerëz u mbytën. Të mbijetuarit u deshën të luftonin për disa orë me detin, pasi kushtet e këqija të motit bënë të pamundur shpëtimin e tyre të menjëhershëm.

Ishulli i Kristmas ndodhet vetëm 300 kilometra nga Indonezia, duke favorizuar zbarkimet e shpeshta të anijeve klandestine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA