Assange, nesër seanca e apelit

15/12/2010 17:45

Seanca në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Londër mbi apelin e Suedisë kundër lirimit me kusht të Julian Assange është caktuar për ditën e nesërme, në orën lokale 11:30.

Avokati i themeluesit të Wikileaks, Mark Stephens, ka akuzuar autoritetet suedeze se po përpiqen të bëjnë që Assange ta kalojë ditën e Krishtlindjeve në burg.

“Ata kanë gjenet e një kurnaci të lig”, ka deklaruar Stephens, duke iu referuar personazhit zemërgur të novelës së Charles Dickens, “Kënga e Krishtlindjeve”.

Vetë Assange ka paralajmëruar në ditët e fundit nga qelia, se muret e burgut nuk do ta pengojnë atë që të vijojë publikimin e dokumenteve sekrete të diplomacisë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA