“Times”: Zuckenberg, Njeriu i Vitit

15/12/2010 14:40

Themeluesi i “Facebook” dhe aksioneri më i madh i kësaj kompanie, Mark
Zuckenberg, u zgjodh nga revista “Time” si “Njeriu i Vitit 2010”. Në
moshën 26-vjeçare, amerikani është shndërruar edhe në miliarderin më të
ri të botës.

Më parë gjatë vitit i dhuroi 100 milion dollarë për pesë vitet e ardhshme, sistemit shkollor të Njuarkut, në Nju Jork. “Së bashku me Bill Gates, Zuckenberg konsiderohet si “dinosauri” i botës informatike”, argumentonte “Times” në dhënien e çmimit.

Një vit më parë, fitues ishte kryetari i Rezervës Federake (Banka Kombëtare Amerikane), Ben Bernaki. Përpara tij, me çmimin prestigjioz të “Times” ishin nderuar presidenti amerikan Obama dhe Kryeministri rus, Vladimir Putin.

Top Channel