Themeluesi i Wikileaks vazhdon provokimet

14/12/2010 14:00

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka deklaruar se është i vendosur të vazhdojë publikimin e dokumenteve sekrete, pavarësisht se mbahet i mbyllur në një burg britanik.

Assange, 39 vjec, ka thënë përmes një komunikate të lexuar nga e ëma në një televizion australian, se dënimi ndaj tij është vendosur para gjyqit.

Australiani, i cili do përballet me procesin e ekstradimit për në Suedi ku akuzohet për dhunë seksuale, do të dalë më vonë në gjyq për të kërkuar rrëzimin e kësaj kërkese.

Faqja e tij e internetit ka vënë në siklet Shtetet e Bashkuara për shkak se ka publikuar mijëra dokumente diplomatike të klasifikuara.

Assange, i cili mohon të ketë dhunuar seksualisht dy gra në Suedi, u la në burgim javën e kaluar në pritje të një seance të posacme për ekstradimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA