Poloni, betohet deputeti i parë me ngjyrë

14/12/2010 13:55

John Abraham Godson, një shtetas polak por lindur dhe rritur në Nigeri, është betuar si anëtari i parë zezak i Parlamentit të Polonisë.

Godson ka shërbyer si konsull në qytetin e Lodzit, para se të zinte vendin e tij në Parlament, i cili u la bosh nga një kolege i tij pas zgjedhjeve lokale.

Hyrja e tij në Parlament ka krijuar polemika të shumta në mediat e Polonisë, ku shumica e popullsisë janë të bardhë.

Godson erdhi në Poloni në vitin 1990, duke hapur një shkollë mësimi për gjuhën angleze dhe duke punuar si prift në një kishë protestante. Që atëherë ai është martuar me një grua polake dhe bashkë me të ka katër fëmijë.

Anëtar i partisë së qendrës së djathtë Platforma e Qytetarëve, Godson u caktua në Parlament pasi kolegia e tij Hanna Zdanowskaafter u bë kryetare e bashkisë së Lodzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA