Julian Assange lirohet me kusht

14/12/2010 16:55

Julian Assange lirohet me kusht duke vënë si garanci pasurore 230 mijë euro.

Vendimi është marrë nga gjykata e Westminster pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të themeluesit të Wikileaks. Kundër vendimit është shprehur prokurori i cështjes.
Jashtë sallës së gjykatës janë të grumbulluar gazetarë dhe fotografë nga e gjithë bota në pritje te daljes së Julian Assange.
Po ashtu në turmën jashtë sallës janë edhe mbështetës së Assange qe mbajne ne duar parrullat: “Suedia, marionetë e SHBA-ve” dhe “Të denoncosh krimet, nuk është krim”.
Përfaqësuesi i prokurorisë britanike që flet në emër të Suedisë, e cila akuzon Assange për përdhunim të dy grave, deklaroi se australiani nuk duhet të fitonte lirinë.
Themeluesi i Wikileaks do te monitorohet permes nje cipi elektronik ne kembe dhe cdo dite do te paraqitet ne stacionin e policise se Londres. Ai do te dale ne Gjykate me 11 Janar, ku do te vendoset data e procesit, gjate te cilit do te shtyrtohet kerkesa e Suedise per ekstradim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA