Itali, Senati 162 vota pro qeverisë

14/12/2010 11:45

Senati italian ka miratuar me 162 vota pro besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Silvio Berlusconi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave kundër votuan 135 senatorë, ndërsa të tjerë 11 abstenuan.

Nga këta të fundit 10 i përkasin grupit FLI, të cilët kanë vepruar ashtu sic kishte paralajmëruar në sallë kryetari i tyre, Pasquale Viespoli.

Abstenimi i njëmbëdhjetë mban firmën e ish-senatorit të Popullit të Lirisë, Enrico Musso, i cili së fundmi ka kaluar në radhët e grupit të përbërë.

Votimi është kryer në një moment kur Roma ka qenë tërësisht e blinduar nga forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar qendrën historike rreth Parlamentit.

Në rrugët e kryeqytetit italian janë verifikuar manifestime të shumta kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët, përfaqësues të qendrave sociale, etj.

Top Channel