Itali, protesta të dhunshme në Romë

14/12/2010 15:30

Tymues, gurë dhe shkopinj janë përdorur për të sulmuar tre makinat e blinduara të Guardia di Finanza, në Itali.

Një grup i Black Bloc ka sulmuar në Romë mjetet brenda të cilëve ishin agjentët që kanë mbetur të rrethuar dhe rrahur nga protestuesit me shkopinj.

Objekt i zemërimit të manifestuesve ka qenë edhe një kamionçinë e Ama, ndërmarrja që merret me pastrimin e mbeturinave.

Gjatë kalimit të turmës një Mercedesi i është vënë flaka në Lungotevere Marzio.

Top Channel