Gjermani, përkeqësohet moti, një i vdekur

14/12/2010 16:50

Përkeqësohen kushtet e motit në Gjermaninë Perëndimore dhe Veriore, pas një paqeje të vogël në ditët e fundit.

Natën e shkuar një 61 vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Sasoninë e Ulët, ndërkohë që në Reno-Westfalia aksidentet kanë qenë më shumë se 700.

Vështirësi ka pasur edhe në aeroportet e vendit: Duseldorf është mbyllur dje në mbrëmje dhe shumë fluturime janë devijuar në Frankfurt dhe Muenster-Osnabrueck.

Rrugët dhe autostradat janë mbyllur në perëndim të Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA