Brukseli: Hetim rasteve të dyshuara

14/12/2010 14:10

Pavarësisht vlerësimeve pozitive për zgjedhjet e 12 dhjetorit, Brukseli ka kërkuar zbardhjen e rasteve ku dyshohet se janë bërë shkelje.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek ka deklaruar se akuzat serioze për manipulime kanë tërhequr vëmendjen e institucioneve evropiane.

“Prandaj, presim nga organet kompetente të Kosovës që në përputhje me ligjin të zbardhin këto dyshime”, ka pohuar Buzek.

Edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se po informohet nga terreni lidhur me rastet e dyshuara dhe se pret përgjigje nga institucionet kosovare.

“Do të presim zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Jam e vetëdijshme për atë që flitet. Unë mbetem e përkushtuar ndaj demokracisë dhe gjithmonë do të angazhohem për këtë”, është shprehur Ashton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA