Birmani, prodhimi i opiumit rritet me 76%

14/12/2010 15:55

Prodhimi i opiumit në Birmani, e dyta pas Afganistanit në botë, është rritur me 76% këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur një raport i Zyrës së OKB-së kundër Drogës dhe Krimit (UNODC).

Prodhimi i vlerësuar i lulëkuqes së opiumit në vend është rritur në 580 tonë, duke përbërë 16% të atij botëror.

Janë regjistruar shitje edhe në Laos dhe Tajlandë, që në zonën kufitare me Birmaninë përbëjnë të ashtuquajturin “Trekëndëshi i artë i opiumit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA