Berlusconi shpëton për 3 vota

14/12/2010 13:50

Ditën e sotme e patën pagezuar “Dita e gjykimit”, gjykim që mbërriti në oren 13.40 kur votoi dhe deputeti i fundit.

Me  314  vota pro dhe 311 vota kunder, Berlusconi arriti te mposhte kundershtaret e tij duke marre dhe nje here votebesimin ne nje klime teper te tensionuar, ku kundershtaret politike perdoren fjale te renda pa kursim.Pasi ne mengjes qeveria mori votebesimin ne Senat, lufta e vertete parashikohej ne Dhomen e Deputeteve, dege e parlamentit qe kryesohet nga Gianfranco Fini, pikerisht nga ai qe eshte kthyer ne armikun politik numer nje te kryeministrit Silvio Berlusconi.

Dy prej deputeteve qe ishin futur ne partine e Finit e tradhetuan ate ne çastin e fundit duke votuar pro Berlusconit. Gje qe shkaktoi nje sherr ne salle, me sharje te renda dhe perballje fizike mes deputeteve aq sa seanca u nderpre per disa minuta.
Kryeministri e komentoi kete si nje perçarje e paevitueshme e forces se re politike te krijuar nga Fini, me te cilin kryeministri nuk shkembeu as edhe nje shikim.Lidhja e Veriut behet tani elementi me i rendesishem i kesaj shumice ne fuqi, praktikisht Berlusconi eshte ne duart e Bossit i cili ne mengjes u shpreh se “higjiena me e mire do te ishte vota e parakohshme”.

E jashte pallatit Montecitorio ku vendosej fati i qeverise se kryesuar nga Berlusconi, kryeqyteti eshte i pushtuar nga protestat.
Studente, emigrante, te demtuarit nga termeti i Aquilas, te papune te gjithe te bashkuar ne një korte qe rrethoi qendren e qytetit. Mijera police, qe krijuan nje zinxhir mbrojtes me ndohmen dhe te autoblindave u perballen shume ashper me manifestuesit. Tension e protesta dhe ne Napoli, Genova dhe ne Palermo, ku studentet arriten te bllokonin dhe aeroportin e qytetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA