
“Roma digjet. Neroni thote: Nuk e bëra unë”. E sikur në vend të perandorit romak të ishte Berlusconi. Si ai, kryeministri i Italise do të bertiste; nuk kam bere asgje, e si ai duket se do te preke një fund të parakohshëm.
Le të ndalojmë më 28 Prill të 2009, kur e shoqja Veronika Lario i shkroi gjithe botes nje leter te hapur, duke u ankuar për sjelljen e te shoqit me bukuroshet e reja. Një prej frazave te saj, e cilesuar vdekjeprurese ishte: “Ai shoqerohet me minorene”.
Perpara kesaj letre, gjithcka po shkonte mese mire per kryeministrin. Berluskoni beri me te miren per Aquilen. Por pati dhe arritje te tjera. Ai luajti nje rol kyc per te shpetuar kompanine ajrore shteterore, Al Italia, ndihmoi ne zgjidhjen e krizes se plehrave ne Napoli dhe arriti nje marreveshje me Libine per emigrantet. Ne politike, ai beri cka pak udheheqes bejne- bashkoi te Djathten per te krijuar nje sistem dypartiak, per t’iu larguar politikes shumepartiake te debateve te skajshme, qe karakterizuan periudhen e pasluftes ne nje vend qe numeron mbi 60 qeveri prej vitit 1945.
Perkrahesit e tij e propozuan si nje kandidat per cmimin Nobel per Paqe per ndihmen ne zgjidhjen e konfliktit mes Gjeorgjise dhe Rusise. Kjo ish faqja e shkelqimit.
Mos ish pershkrimi “i nxire” per presidentin amerikan Obama apo shume gafa te tjere qe shenuan fillimin e renies? Ishin Noemi, Patrizia apo Barbara, bukuroshet njomshtake qe u argetuan me miliarderin 74- vjecar dhe me pas perfunduan ne faqet e para te gazetave? Ishte perpjekja e pamenduar per te ndikuar te policia italiane per te nxjerre nga qelia, 17 vjecaren marokene Rabi –duke u thene se ajo ishte mbesa e presidentit te Egjiptit, Hozni Mubarak? Apo mos ishte shprehja e tij e famshme me mire i dashuruar me grate e bukura sesa homoseksual?
Mos ishin ne krye te axhendes se politikes se jashtme italiane, marredheniet me liderin Libise, Muamar Gedafi, kryeministrin e Rusise Putin, dhe jo me aleatet e NATOs apo BE-se? Apo mos ishte largimi i Xhanfranko Finit nga Partia e tij? Ne kete kohe krize a do te rrezikonte kaq shume Fini ta conte Italine permes te se njejtes rruge, ashtu sic perfundoi Greqia dhe Irlanda? Apo Kavaljeri ka nje tjeter dredhi, t’i dorezoje doreheqjen Presidentit, perpara votimit ne Dhomen e Deputeteve?
Ai ndoshta mund ta binde Xhorxhio Napolitanon, per t’i dhene kohe ne formimin e nje qeverie tjeter? Por pas ketij votimi, Berlusconi duhet te gjeje me shume se nje dredhi.
Top Channel