Bangladesh, digjet fabrika, 20 të vdekur

14/12/2010 17:00

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një fabrikë veshjesh në distriktin e Ashulia, në Bangladesh.

Autoritetet janë impenjuar për të shpëtuar dhjetra punëtorë që kanë mbetur të bllokuar.

Sipas informacioneve të para, në brendësi të ndërtesës gjenden dhjetra persona.

Shumë prej tyre, të frikësuar, janë hedhur nga dritaret dhe janë në gjendje të rëndë.

Për momentin flitet për 50 të plagosur.

Javën e shkuar ndërmarrja ka qenë objekt i protestave të shumta të sindikatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA