Ahmadinejad: Izraeli, fyerje për njerëzimin

14/12/2010 12:05

Ekzistenca e Izraelit është një fyerje ndaj dinjitetit njerëzor dhe genocidi i vërtetë është ai i kryer nga izraelitët në dëm të palestinezëve.

Kështu ka deklaruar presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, i cili citohet nga televizioni iranian në gjuhën angleze “Press TV”.

“Metodat e përdorura për themelimin e regjimit hebre dhe vazhdimi i ekzistencës së tij janë një ofendim i rëndë i dinjitetit njerëzor”, është shprehur Ahmadinejad.

Presidenti iranian ka folur shpesh herë për zhdukjen e Izraelit nga harta e botës, si dhe e ka cilësuar holokaustin si “një përrallë”.

Top Channel