
Për të shkuar në fshatin Mjak të braktisur që prej përfundimit të luftës, të ecësh nëpër male është rruga e vetem.
Në këtë kohë dimri, ku bora në këto vende bie më herët, të duhen më shumë se një orë ecje në këmbë për të shkuar në Mjak, nëse nisesh nga fshati Dëbëlldeh, ku deri aty ku te con rruga e asfaltuar.
Mungesa e rrugës e vështirësoi deri në izolim jetën e më shumë se 500 banorëve të fshatit Mjak, 12 kilometra larg qytetit të Vitisë, saqë ata u detyruan të braktisin këto vise.
“Banojmë në Viti, Kaçanik, Ferizaj, Shkup. As Qeveria as Komuna, nuk është marrë me fshatin Mjak, për ta ndërtuar. Na premtonin që në pranverë fillon rruga. Por, krejt boshe kanë qenë ato premtime”, thotë Xhezair Beqiri.
Shtëpitë e këtij fshati fantazmë, që gjendet në thellësi të maleve në brezin kufitar me Maqedoninë, prej më shumë se një dekade janë braktisur.
Shumë qeveri lokale e qëndrore kanë shkuar, e kanë ardhur, por gjendja e këtij fshati mbetet e njëjtë, i pabanuar. Madje, këtu gjithçka i takon të shkuarës.
Premtimet për një rrugë të re për fshatin, apo ndonjë ndihmë tjetër për të rregulluar shtëpitë e djegura gjatë luftës, nuk u realizuan asnjëherë. Prej 11 vitesh, Mjaku nuk ekziston as në hartën elektorale.
Njerëzit që para disa vitesh jetonin në këto vende mbështesin rrëfimet vetëm në të kaluarën. Fjala ‘dikur’ është më e përdorura nga ata.
Dikur banorë të këtij fshati që jetonin nga bujqësia, e tani të shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës shprehen të gatshëm të gjallërojnë me jetë njerëzish këto vende. M
Top Channel