Ja vendi më i ftohtë në botë

10/12/2010 10:45

Kur dilni nga shtëpia dhe keni ftohtë për shkak të temperaturave të ulëta apo borës së madhe që ju pengon të lëvizni falenderoni Zotin që nuk banoni në Oymyakon, në Siberi.

Ky qytet i vogël regjistron temperaturën më të ulët në një vend të banuar nga qeniet njerëzore:-72 gradë Celsius.

Ironikisht emri i këtij qyteti do të thotë: “Ujë jo i ngrirë”. Në fakt uji ngrin cdo dimër. Stina e ftohtë zgjat plot nëntë muaj dhe temperaturat mesatare janë 50 gradë nën zero. Megjithë temperaturat e tilla, një agjenci turistike organizon udhëtime 9-ditore me cmimin 4 mijë eurove për person.

Ndërsa në Groenlandë, në ishullin e madh e akullt në veri të Oqeanit Atlantik prej disa vitesh eshte zhvilluar turizmi i bazuar në klimën e ftohtë dhe të akullt. Pikënisja për ekspedita të ndryshme është Ilussilat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA