Imagjinoni ushqimin…dhe oreksi ikën

10/12/2010 12:40

Imagjinata ndihmon edhe në reduktimin e konsumimit të ushqimeve të konsideruara të dëmshme.

Kështu nëse mendoni se po hani tortën tuaj të preferuar dalëngadalë…dhe nëse pas disa minutash do ta keni realisht para syve, oreksi juaj do të jetë i reduktuar.

Fantazia ka një fuqi të madhe dhe kjo është provuar nga disa eksperimente të kryera nga Carnegie Mellon University në Pittsburgh dhe të publikuara në revistën ‘Science’. Imagjinata funksionon sepse vihet në veprim një mekanizëm adaptues, i njëjtë me atë që një person ka, nëse ka ngrënë realisht ushqimin.

Mendohet se të menduarit për ushqimin të sjell dëshirën për të ngrënë shumë, por në fakt është krejt e kundërta, pasi duke imagjinuar e shijuar në fantazi një tortë, një picë apo një pjatë tjetër të këndshme, dëshira për të ngrënë reduktohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA