Botërori në Katar, e quan fëmijën Fifa

10/12/2010 10:00

Entuziazëm në Katar për botërorin e vitit 2022. Me këtë rast nuk kanë munguar edhe ngjarjet e cuditshme. Kështu një cift ka vendosur të quajë vajzën e sapolindur Fifa, ndërsa Qatar Tele-com i ka dhuruar 2022 minuta gratis klientëve të vet.

Festimet duket se do të zgjasin në Katar, vend i cili ka fituar të drejtën për të organizuar eventin më të madh sportiv futbollistik botëror që zhvillohet një herë në katër vjet.

“Unë dhe burri im vendosëm disa muaj më parë ta quanimin vajzën që do të lindte Dana, por kur Katari u zgjodh për Botërorin, kthyem mendje dhe vendosëm ta quanim vajzën Fifa”, thotë për të përditshmen lokale “Al Raya”, nëna e fëmijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA