Në Kosovë partitë vazhdojnë aktivitete politike në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Kryeministri Thaçi premtoi se më 1 tetor të vitit të ardhshëm në Pejë e Gjilan do të hapë universitete publike.

“Objektiv i imi është që të zhvillojmë një fushatë të qetë, të ndershme e të konkurencës së projekteve, ndaj unë qytetarit të Kosovës i ofroj projektet e alternativave dhe të integrimit europian, të liberalizimit të vizave, të integrimit në BE dhe NATO dhe në OKB”, deklaroi Thaçi.

Ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa gjatë takimeve në Dukagjin tha se do të japë më shume buxhet për drejtësine dhe policinë.

“Gati dy herë më shumë buxhet, për prokurorinë, drejtësinë, policinë të cilat janë shtyllat e shtetit tonë, në mënyrë që ky shtet të funksionojë, në mënyrë që të mos ndodhë që të na vriten punonjësit tanë, mos ndodhë të na merren peng qytetarët tanë”, tha Mustafa në Klinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA