Komisioni Evropian përmes një letre dërguar Qeverisë së Kosovës ka kritikuar përmbajtjen e Ligjit të ri të prokurimit publik, duke e cilësuar atë si një hap në drejtim të gabuar.

Sipas mediave kosovare, mekanizmi nga i cili Qeveria e Kosovës kishte kërkuar ndihmë për hartimin e një ligji të prokurimit, i cili do të forconte llogaridhënien dhe do të shërbente si përkrahje për luftimin e korrupsionit ka vlerësuar se ligji i ri për tenderët publik nuk paraqet përpjekje për të përmirësuar problemet e përmendura në Raportin e progresit të vitit të kaluar.

Sipas KE-së, ligji që rregullon fushën e kontratave publike përmban një numër të madh të provizioneve që duheshin të shmangeshin për të qenë në koordinim me kriteret e Bashkimit Evropian.

Top Channel