Incidenti me Vokshin, 4 policët rikthehen në punë
08/12/2010 10:20
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoriatit Policor të Kosovës ka urdhëruar ndërprerjen e pezullimit të 4 policëve që u përfshinë në incidentin me deputeten Albana Vokshi në pikën kufitare të Morines më 14 nentor.
Një burim i afert me policet na konfirmon se ata jane rikthyer tashme ne pune. Nderkohe qe burime prane inspektoriatit te policise e verifikojne lajmin por nuk thone se kane mbaruar hetimet ndaj policeve.
Pas incidentit me policinë doganore të Kosovës, deputetja Albana Vokshi u gjobit me 25 euro nga Gjykata e Prizrenit për kundërshtim të punonjësve të kufirit.
Top Channel