Kryetari i nderit i Partisë Demoraktike Shqiptare, Arben Xhaferri, vleërson se situata e përgjithshme në Maqedoni është e paqëndrueshme si rezultat i zhvillimeve të fundit.

Xhaferri, tha se Maqedonia po shkon drejt destabilizimit, ndërsa vetëm ndëshkimi i politikës aktuale mund ta rivendosë stabilitetin në vend. Xhaferri ka folur edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët janë të pakënaqur për këto tendenca për anulim të të drejtave që i kanë fituar deri tani. Në këtë vijë PDSH-ja, me informim të drejtë do përpiqet që ta sensibilizojë opinionin për temat që për ne janë shqetësuese siç është ndarja jo e drejtë e buxhetit, imponimi i disa qëndrimeve që nuk përputhen me marrëveshjet paraprake të arritura si me shqiptarët ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar””, tha Xhaferri.

Xhaferri ka kritikuar Qeverinë edhe për projektet monoetnike si “Shkupi 2014”, projekt i cili nxiti shumë debate dhe pakënaqësi për shkak se në të nuk u përfshi asnjë element shqiptarë. Këto komente Arbër Xhaferri i bëri para mbledhjes së Kuvendit qëndror të Partisë Demokratike Shqiptare ku u diskutua për situatën e fundit politike në vend dhe procesin e regjistrimit.

Top Channel