
Kryetari i gjykatës së Hagës, Patrick Robinson ka bërë të ditur në raportin e tij dërguar Këshillit të Sigurimit, se vendimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj do të merret vitin e ardhshëm.
Sipas Robinson, po këtë vit do të merren edhe vendimet edhe për të akuzuarit e tjerë për krime lufte në ish-Jugosllavi si Vlastimir Gjorgjevic, Ante Gotovina dhe Momcilo Perisic.
“Ndërsa pesë proceset e mbetura do të përfundojnë me vendimin e shkallës së parë gjatë vitit 2012, me përjashtim të atij ndaj Radovan Karaxhic, që pritet të përfundojë në 2013-ën”, ka saktësuar Robinson në raportin e tij.
Kryegjyqtari ka shtuar më tej se të gjitha proceset janë të vështira, pasi mbi to influencojnë elementë mbi të cilët gjykata nuk ka asnjë kontroll.
Top Channel