Gjykata e Zagrebit ka dënuar sot me nga 4 dhe 2 vjet burg ish-ministrin kroat të Mbrojtjes, Berislav Roncevic dhe bashkëpunëtorin e tij Ivo Bacic.

Dy të pandehurit janë shpallur fajtorë nën akuzën e shkaktimit të një dëmi prej 1.4 milionë eurosh ndaj shtetit kroat.

Gjykata e qarkut ka vendosur që shuma në fjalë t’i kthehet shtetit, nëse vendimin e saj e miraton edhe Gjykata Supreme.

Roncevic dhe Bacic akuzoheshin se kishin abuzuar me blerjen e automjeteve ushtarake tip “Iveco”, të cilat në tender kishin qenë më të shtrenjta se ato “Man”.

Top Channel